Një 24-vjeçar humbi jetën në shtëpinë e tij këtë mëngjes në Xhenova të Italisë.
I riu, i cili vuante nga sëmundja e Crohn, kishte pesë ditë me temperaturë dhe ethe të larta, shkruan La Repubblica.
Mjeku i tij kishte kërkuar ditët e fundit që i riu t’i nënshtrohej një tamponi por nuk e realizua diçka e tillë dhe tashmë do të kryhet në trupin e tij pas vdekjes.
Mjekët e 118 dhe agjentët e stacionit policor shprehen se po ndjekin me vëmendje ngjarjen.
“Pas kryerjes së kontrolleve të duhura, Zyra e Shëndetit dhe e Shëndetit Publik ASL3, një strukturë përgjegjëse dhe kompetente në çështjet për zonën metropolitane, komunikon se ky shërbim nuk ka pranuar asnjë kërkesë për diagnostikim molekular me shtupë rino-orofaringjike për hulumtime të Covid-19 në shtëpi ”për djalin 24 vjeçar që vdiq sot në Xhenova dhe për të cilin kishte dalë lajmi i parë ishte kërkuar nga shtupi i orofaringjit”, thuhet në njoftim./ Gazeta Sinjali/