image “Më shumë se kurrë, ne qëndrojmë fort pranë Ukrainës”, Von der Leyen në Kiev për përvjetorin e dytë të luftës

Evropë

“Më shumë se kurrë, ne qëndrojmë fort pranë Ukrainës”, Von der Leyen në Kiev për përvjetorin e dytë të luftës

news image

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, njoftoi se ka mbërritur sot në Kiev, për të shënuar përvjetorin e dytë të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

“Në Kiev për të shënuar përvjetorin e vitit të 2-të të luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Dhe për të festuar rezistencën e jashtëzakonshme të popullit ukrainas”, shkroi ajo në X.

“Më shumë se kurrë, ne qëndrojmë fort pranë Ukrainës. Financiarisht, ekonomikisht, ushtarakisht, moralisht. Derisa vendi të çlirohet përfundimisht”, shtoi Von der Leyen.

/GazetaSinjali/