Më shumë binjakë se kurrë po lindin tash, e bota mund të ketë arritur kulmin e lindshmërisë së binjakëve, thonë studiuesit.
Rreth 1.6 milionë foshnje po lindin çdo vit në botë, ku një në çdo 42 lindje janë binjakë.
Vonesa në lindjen e fëmijëve dhe teknikat mjekësore që përdoren për shtatzëni, janë përcjellë me rritje të lindjeve të binjakëve që nga 1980.
Studiuesit e revistës Human Reproduction kanë mbledhur informata nga 165 shtete nga 2010 deri 2015 dhe i ka krahasuar me ato të 1980 deri 1985.
Numri i lindjeve të binjakëve është rritur në Evropë dhe Amerikën Veriore, kurse në Afrikë gjithnjë ka qenë e lartë gjë që ka ndikuar edhe në shtimin e popullsisë. /Gazeta Sinjali/