image Më shumë se 50 migrantë vdiqën këtë vit duke tentuar të kalojnë xhunglën e Panamasë

Botë

Më shumë se 50 migrantë vdiqën këtë vit duke tentuar të kalojnë xhunglën e Panamasë

news image

Më shumë se 50 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i vitit 2021, derisa përpiqeshin të kalonin xhunglën e Panamasë përgjatë një rruge të rrezikshme migrimi drejt Shteteve të Bashkuara, thanë zyrtarët nga vendi i Amerikës Qendrore.

Shifra është shumë më e lartë se në vitet e mëparshme, kur zyrtarët thonë se mesatarisht 20 deri në 30 trupa janë gjetur në Darien Gap, një sipërfaqe prej 575,000 hektarësh të xhunglës në kufirin midis Panamasë dhe Kolumbisë.

Kombet e Bashkuara e kanë quajtur një nga rrugët më të rrezikshme në botë, shkruan Aj Jazeera.

Emigrantët që shpresojnë të udhëtojnë nga Amerika e Jugut në kufirin amerikan me Meksikën shpesh kanë pak zgjedhje, përveçse të përshkojnë xhunglën, ku ata përballen jo vetëm me kërcënimet natyrore, përfshirë gjarpërinjtë, terrenin e vështirë dhe kalimet e rrezikshme të ujit, por edhe kriminelët që vjedhin dhe përdhunojnë në mënyrë rutinore udhëtarët./GazetaSinjali/