image Më shumë se 4 javë pushim për shkak të tërmetit, orët e humbura kompensohen të shtunave deri në maj

Rajon

Shqipëri/ Më shumë se 4 javë pushim për shkak të tërmetit, orët e humbura kompensohen të shtunave deri në maj

news image

Për shkak të tërmetit dhe pasojave që shkaktoi ai në objektin e Universitetit të Mjekësisë të Tiranës dhe Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Politeknik në Tiranë, mësimi në këto institucione nuk u zhvillua gjatë muajit dhjetor.

Rektoratët vendosën pezullimin e mësimit deri në riparimin e objekteve, për të rifilluar pastaj më 6 janar të 2020-ës.

Objekti i Fakultetit të Inxhinierisë ishte rikonstruktuar pas dëmeve të tërmetit të shtatorit. Megjithatë, lëkundjet e forta të nëntorit e kthyen në gjendjen e mëparshme, e cila nga Instituti i Ndërtimit u vlerësua e rrezikshme për studentët.

Teksa mësimi në Fakultetin e Arkitekturës, godinën krah Inxhinierisë, nisi më 16 dhjetor, në Fakultetin që u dëmtua, studentët fillojnë këtë të hënë. Për të kompensuar orët e humbura për më shumë 4 javë, aktiviteti mësimor do të zhvillohet edhe gjatë fundjavave. 3 të shtuna të muajit janar, 3 të shtuna dhe 1 të dielë të shkurtit studentët nuk do të pushojnë, për të kompensuar orët e humbura mësimore të simestrit të parë. Ndërsa për simestrin e dytë, studentët e inxhinierisë do të bëjnë mësim dhe të shtunave të muajve mars, prill dhe maj./Gazeta Sinjali/