Më shumë se 100 punëtorë në centralin bërthamor të Çernobilit të Ukrainës – vendi i fatkeqësisë më të madhe bërthamore në botë në vitin 1986 – kanë mbetur aty për më shumë se 12 ditë, në pamundësi për t’u larguar pasi forcat ruse pushtuan objektin në ditën e parë të pushtimit.
200 roje të tjera ukrainase, të cilët ishin përgjegjës për sigurinë në kohën e sulmit, mbeten gjithashtu të bllokuar.
Rusia thotë se e ka siguruar vendin së bashku me gardën kombëtare të Ukrainës, por Ukraina e kundërshton këtë dhe thotë se trupat ruse kanë kontroll të plotë.
Punëtorët vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre dhe atmosfera thuhet të jetë e qetë, por BBC-së i është thënë se kushtet brenda janë të vështira, me ushqime dhe ilaçe të kufizuara.
Për shkak se punëtorët nuk e dinë se sa kohë do të qëndrojnë atje, ata po e kufizojnë veten në një vakt në ditë (të përgatitur nga kuzhinierë që janë gjithashtu të bllokuar), dhe ushqimi thuhet se është bazë – kryesisht bukë dhe qull.
Ka gjithashtu shqetësime në rritje se stresi mund të ndikojë në aftësinë e tyre për të kryer detyrat e tyre në vendin bërthamor.
“Situata është e ndërlikuar dhe e tensionuar,” i tha BBC-së Yuri Fomichev, kryebashkiak i Slavutych. Është e vështirë për ta moralisht, psikologjikisht dhe fizikisht”. /GazetaSinjali/