image U mbajt peng një javë, kryebashkiaku ukrainas tregon çka u pyet nga rusët - Sinjali

U mbajt peng një javë, kryebashkiaku ukrainas tregon çka u pyet nga rusët

news image

Një kryetar bashkie në Ukrainë ka përshkruar përvojën e tij të marrjes në pyetje për gati një javë nga forcat ruse.

“Ishin gjashtë ditë të rrezikshme sepse e kuptova se për rusët jeta ime dhe e civilëve të tjerë nuk vlenin aspak”, tha për Reuters, Ivan Fedorov, kryetar i bashkisë së Melitopolit.

Ai u rrëmbye më 11 mars pasi rusët pushtuan Melitopolin dhe më vonë u lirua si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve.

Fedorov tha se nuk u torturua fizikisht por ‘psikologjikisht’ pasi deri në shtatë ushtarë e merrnin në pyetje “natën rreth katër ose pesë orë”.

“Ushtarët rusë menduan se do të mirëpriteshin dhe kur kjo nuk ndodhi, ata ishin shumë, shumë të zemëruar”, shpjegoi ai.

Fedorov, i cili tani është në Romë, tha se mbetet në kontakt të rregullt me njerëzit në Melitopol.

Ai në fundjavë u takua me Papa Françeskun, të cilin tha se e ftoi të vizitonte Ukrainën sepse sipas tij “ndoshta ai mund ta ndalojë këtë luftë”.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin