Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se do të jetë prezent në “Fadil Vokrri” në sfidën ku Ballkani e mirëpret klubin turk, Sivasspor.
Kurti u shfaq në veturë dhe me shallin e kampionit të Kosovës, Ballkanit, duke uruar për fitore dhe tri pikë të rëndësishme.
“Trajneri ju mbikëqyr e ne tifozët do t’ju kqyrim sonte nga tribunat e stadiumit ‘Fadil Vokrri’. Shihemi në ora 21:00 në këtë ndeshje shumë të rëndësishme për Kosovën e për Ballkanin, për spektakël në fushë nuk kam dyshim, për përkrahje në tribuna mos keni merak. Kemi nevojë edhe për këto tri pikë. Forca Djema”, tha Kurti.