image Më pak rroga, më pak taksa, Premierliga e pavendosur për uljen e pagave të futbollistëve

Futboll

Futboll/ Më pak rroga, më pak taksa, Premierliga e pavendosur për uljen e pagave të futbollistëve

news image

Liga të ndryshme të futbollit europian kanë vendosur të reduktojnë të ardhurat e lojtarëve, ndërsa disa të tjera ende janë në tratativa. Mes tyre edhe Premier League.

Drejtuesit e futbollit anglez kanë të tjera shqetësime, ku më i rëndësishmi ka të bëjë me taksat, që do të ulen ndjeshëm. Vetë futbollistët janë gati të reduktojnë me 30% pagat, por me kushtin e vetëm që këto të ardhura të shkojnë për punëtorët e klubeve, në mënyrë që ata të paguhen si gjithmonë.

Kjo gjë nuk ka ndodhur te Liverpool dhe Tottenham, që kanë ndjekur rrugën e lehtë ligjore, duke i nxjerrë ata në asistencë. Nga ana tjetër, në Premier League bëjnë të ditur se nëse aplikohet ulja e rrogave të futbollistëve, atëherë shteti do të humbiste më shumë se 200 milion stërlina nga taksat. Ky detaj ka bërë që tratativat të ndalojnë për momentin, derisa të gjehet një zgjidhje e mirë për të gjithë.