image Më në fund zbulohet prezantuesja e re e “Big Brother VIP”

Bota e Yjeve

Më në fund zbulohet prezantuesja e re e “Big Brother VIP”

news image

Ditë më parë televizioni “Top Channel” zbuloi se janë hapur audicionet për spektaklin e famshëm “ Big Brother Albania”, transmeton Gazeta Sinjali.

Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit spektakli do t’i mbledhë njerëzit e famshëm në shtëpinë më të madhe, madje flitet se ata do ta bëjnë jetën ndryshe nga ajo që janë mësuar në realitet.

Pas këtij lajmi, moderatoret e njohura si, Arbana Osmani dhe Luana Vjollca kanë qenë ndër emrat më të përfolur gjatë gjithë kësaj kohe.

Për vite me radhë “Big Brother Albania” ka qenë ekskluzivitet i Arbana Osmanit, por në spekulime kanë hyrë emra të rinj si Fjoralba Ponari, Bora Zemani.

Së fundmi po përflitet se pretendentet kryesore për drejtimin e spektaklit janë Arbana Osmani dhe Luana Vjollca.

Në gjithë këto spekulime  “kryefjala” zbuloi se Osmani ka qenë sot në studiot e televizionit ku ka biseduar me drejtuesit e Top Channel dhe është vendosur përfundimisht që Arbana Osmani të jetë drejtuesja e “Big Brother Albania VIP”, i cili pritet të nisë transmetimin në tetor të këtij viti.

/GazetaSinjali/