image Më në fund takohen Bora e Donaldi - VIDEO

Bota e Yjeve

Më në fund takohen Bora e Donaldi – VIDEO

news image

Historia e Donaldit dhe Borës u përjetua nga çdo shqiptar e ishte diskutimi i çdo tavoline, madje disa i mbronin me aq fanatizëm sa dolën kundër Trixës. Historia e tyre u kthye në një telenovelë ku të gjithë ishin kurioz se çfarë do të ndodhte, aq më tepër pas daljes së tij nga Big Brother e pas ndarjes nga Trixa.

Burime për Kryefjala.com kanë zbuluar se Donaldi dhe Bora janë takuar. Bora së fundmi ka blerë një apartament në Kompleksin Eleonorë, afër Kodrës së Diellit, e pasditen e sotme poshtë ballkonit të saj është parkuar makina e tipit “Benz” ngjyrë blu, e cila është e Donaldit.

Siç duket ata kanë zgjedhur të takohen në shtëpinë e Borës dhe nuk jemi të sigurt nëse ky është takimi i tyre i parë, vetëm e dimë që ka ndodhur.

Pavarësisht si shkoi historia dukej se mes tyre kishte një kimi të cilën nuk e theu dot as Triksa, as publiku, e askush tjetër. Ata duhen dhe kjo punë ka marrë fund.

/GazetaSinjali/