image ‘Më mirë të na kishe marrë me veti’, fjalët prekëse të vëllait të 23-vjeçarit që u vra mbrëmë

Sociale

‘Më mirë të na kishe marrë me veti’, fjalët prekëse të vëllait të 23-vjeçarit që u vra mbrëmë

news image

Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Klinë-Gjakovë, ku u vra Fazli Hoxha, 23-vjeçar nga Malisheva. Për këtë vrasje të rëndë Sinjali raportoi se u arrestuan fillimisht pesë persona, njëri prej të cilëve më pas u lirua.

E për vdekjen e Fazliut, ka shkruar vëllai i tij, Artoni. Ai përmes një storie në Instagram ka shkruar se Fazliu ka qenë shpresa dhe krenaria e tyre.

“Më mirë të na kishe marrë sonte me veti të tanve, ti ishe shpresa jonë, krenaria gjithçka në jetë ishte ti. Me ty do jemi sic ishim. Pusho në paqe engjëlli jonë na ikë në lule të rinis, pa ty nuk do të kem asnjë shpresë me jetu. Kthehuuuu, mos na le, kthehuuu”, ka shkruar Arton Hoxha.

Sot, në mesin e mijëra qytetarëve, iu dha lamtumira e fundit 23-vjeçarit.

/GazetaSinjali/