Në ndeshjen që është duke u zhvilluar në Ligue 1 mes Metz dhe St Etienne është realizuar një gol i jashtëzakonshëm.
Wahbi Khazri i St Etienne ka realizuar një gol të çmendur nga një largësi prej plot 68 metrave.
Kjo është konfirmuar nga kompania e mirënjohur që mat statistikat e futbollistëve, Opta.
68 – Wahbi Khazri shënoi nga një distancë prej 68 metrash kundër Metz, goli më i largët i shënuar në Ligue 1 që kur Opta filloi të mblidhte të dhëna (2006/07).