Bashkimi Evropian ka publikuar pamje nga takimi urgjent i thirrur nga shefi i diplomacisë, Josep Borrell, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Sot Kurti u prit në takimi fillimisht nga Borrell, i cili u takua edhe me Vuçiqin ndaras, e më pas ka nisur takimi trepalësh.
Bashkë me Kurtin në Bruksel është edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.