Këngëtari i njohur kolumbian, Maluma, ka postuar një fotografi në rrjetin social Instagram, me të cilën ka nxitur shumë reagime, shkruan Gazeta Sinjali.
Malum ka postuar në Instagram një imazh, në të cilën shihet barku i rrumbullakosur i një vajze. Maluma shfaqet duke vendosur kokën mbi bark, në të cilin është shkruar: “#7DJ”.
Nuk dihet nëse Maluma ka paralajmëruar një projekt i ri, apo do të bëhet së shpejti baba.
Të shumtë kanë qenë ndjekësit që e kanë uruar artistin, që “do të bëhet” së shpejti baba./Gazeta Sinjali/