image Me këtë datë dy astronautë të NASA-s do të bëjnë udhëtimin e radhës rreth orbitës së tokës

Botë

Me këtë datë dy astronautë të NASA-s do të bëjnë udhëtimin e radhës rreth orbitës së tokës

news image

Më 1 gusht dy astronautë amerikanë të NASA-s do të bëjnë sërish një udhëtim rreth orbitës së tokës.

Këtë e ka konfirmuar kreu i NASA-s, Jim Braindenstein përmes një postimi në Twitter.

Bob Behnken, 49 vjeç dhe Doug Hurley, 53 vjeç kryen provën e parë të udhëtimit në orbitën e tokës më 30 maj të këtij viti.

Kështu ata bëhen austronautët e parë që kanë udhëtuar përmes një kapsule nga një kompani private SpaceX.

Fluturimi ishte gjithashtu i pari i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara që nga 2011, kur u pezulluan misionet e anijes hapësinore./Gazeta Sinjali/