image Me kërkesë të UP-së, shtyhet seanca gjyqësore për kontekstin pronësor me Kishën Ortodokse - Sinjali

Me kërkesë të UP-së, shtyhet seanca gjyqësore për kontekstin pronësor me Kishën Ortodokse

news image

Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ishte paraparë mbajtja e seancës për padinë që Universiteti i Prishtinës e ka bërë ndaj Kishës Ortodokse, për parcelën e tokës në kampusin e këtij universiteti, ku aktualisht edhe gjendet Kisha “Sveti Nikolla”, shkruan Gazeta Sinjali.

Mirëpo, kjo seancë u shty me kërkesë të sekretarit të Universitetit të Prishtinës, Esat Kelmendit.

Kelmendi kërkoi kohë që të sigurojë prova se si është bërë kalimi i të drejtës së pronësisë nga Komuna e Prishtinës te Kisha Ortodokse.

Kjo kishë, e cila u ndërtua në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit në vitet 1990-ta, ishte bërë shkas i disa protestave dhe pakënaqësive, kryesisht nga studentët e Universitetit të Prishtinës.

Ndërkaq, rasti i parë kundër ndërtimit të kësaj kishe ishte paraqitur në gjykatën e shkallës së parë në kryeqytet nga Universiteti i Prishtinës në vitin 2012, nën pretendimin se kjo kishë ka uzurpuar pronën e universitetit.

Mirëpo, edhe pas gati një dekade ky rast nuk ka marrë ende një epilog gjyqësor./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin