Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka njoftuar përmes një komunikate për media se pas kërkesës së bërë nga NATO do të nis për në Kosovë një batalion rezervë të ushtarëve.
Në këtë komunikatë, Turqia bëri të ditur se ushtarët turq do të vendosen në Kazermën “Sulltan Murat” përgjatë katër dhe pesë qershorit, duke shtuar se vazhdojnë të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global në kuadër të misioneve të OKB-së, NATO-s, BE-së dhe OSBE-së dhe marrëdhënieve dypalëshe.
Gjithashtu, Turqia bëri thirrje për zgjedhjen e ngjarjeve të fundit në veri, teka Kosovën e quajnë “mike dhe vëllazërore”.
“Në këtë kuadër, vendi ynë ndjek me vëmendje zhvillimet në Ballkan, ku kemi vlera të përbashkëta historike dhe kulturore; kështu bëjmë thirrje palëve për përmbajtje për zgjidhjen e ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës mike dhe vëllazërore, të cilat dëmtojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, thuhet në komunikatë.
Kosova’da Meydana Gelen Olaylara İlişkin Açıklamahttps://t.co/rTelUb7T0k#MillîSavunmaBakanlığı pic.twitter.com/GeydCLbN4K
— T.C. Millî Savunma Bakanlığı (@tcsavunma) June 3, 2023
Kujtojmë se NATO ka vendosur për 700 trupa shtesë në Kosovë, ndërkohë edhe një batalion tjetër rezervë është vënë në gjendje të lartë gatishmërie.