Stresi po vazhdon të thotë se dëshiron të largohet nga shtëpia, ai së fundmi i ka thënë Xhulit se nuk ka pse të ndihet në faj, sepse ai vet dëshiron të largohet.
Stresi i nervozuar ka insistuar që të largohet nga shtëpia edhe minuta më parë.
Ai është nervozuar, duke shkelmuar derën.
“Unë dal nga takti, rrezikoj unë daljen time fare nga këtu”, është shprehur Stresi në bisedë me Xhulin.
Ai është shprehur se nuk e ka problemin me Xhulin, por me veten.
“Nuk e kam me ty, e kam me vetën, kam probleme me vetën, nuk e kam problemin me ty, e kam problemin me veten, nuk rri dot më këtu, s’jam për këtu unë më. E kam me durimin tim, nuk duroj dot më”, është shprehur ai.
“Jo ti, më ka ardhur dita, nuk mbajë dot këtu, nuk rri dot më këtu. Nëna Shpresa më pret në shtëpi”, është shprehur ndër të tjera Stresi.
Pas Stresit kanë shkuar edhe banorët tjerët, për t’i kërkuar atij që të mos largohet nga shtëpia.
Të gjithë kanë insistuar që ai të ndryshojë mendjen.
Ndërkaq, Stresi ka insistuar se nuk mund të vazhdojë më qëndrimin aty.