Përderisa pritet që të mirret vendimi nga Këshilli i Lartë Gjyqësor ndaj kryegjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani, kanë filluar të qarkullojnë video të reja në rrjetet sociale, përcjellë Gazeta Sinjali.
Gjyqtarja në videon e publikuar së fundmi në Tik Tok shfaqet në makinë pa rrip sigurimi dhe njëkohësisht me gishtin e mesit lart, shkruan mapo.
Kujtojmë se kërkesa për pezullimin dhe shkarkimin nga detyra për shkelje disiplinore ndaj gjyqtares është bërë nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë.