Tri vite më parë, një gjuetar thesari amator zbuloi ndoshta një nga unazat më të kushtueshme në botë.
Totalisht prej ari mesjetar dhe me një gur safiri në mes, unaza e gjetur nga Mark Thompson besohet se do të thyejë edhe rekordin për unazën që mund të sjellë shifra stratosferike në xhepat e pronarit.
Nga ekzaminimet e bëra, rezulton se unaza daton në shekullin e XIV dhe se nëse nxirret në ankand mund të shitet për shifrën e 64.500 eurove.
Anash qendrës së unazes shihen me sy të lirë imazhet e Jezusit dhe një shenjtori.-
Thompson e gjeti thesarin kur po përdorte një detektor që bleu në faqen e internetit të ankandeve në internet “Ebay”. Ai e zbuloi metalin nën shkopin e tij vetëm pas 20 minutash shëtitje në Sherwood Forest në Nottinghamshire. /Gazeta Sinjali/