image Me dukje elegante në ceremoninë e betimit të presidentit të ri, kush është Armanda Begaj – Zonja e Parë e Shqipërisë?

Shqipëri

Me dukje elegante në ceremoninë e betimit të presidentit të ri, kush është Armanda Begaj – Zonja e Parë e Shqipërisë?

news image

Sot ka marrë zyrtarisht rolin e Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Ai bëri betimin në Kuvendin e Shqipërisë, me ç’rast edhe iu dorëzua detyra nga pararendësi i tij, Ilir Meta.

Në lozhën e Kuvendit për ta ndjekur nga afër ceremoninë e betimit, ishin edhe familjarët e tij, përkatësisht bashkëshortja dhe dy fëmijët.

Gruaja e cila tashmë do të gëzojë epitetin Zonja e Parë e Shqipërisë, quhet Armanda Begaj dhe ka dy djem me presidentin e ri të vendit.

Ajo është lindur në vitin 1968 dhe ka ushtruar disa funksione në Administratën Tatimore të Shqipërisë si punonjës, ndërkohë që së fundmi ka punuar edhe në sektorin e IT-së në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Sipas një formulari të dekriminalizimit që vet familja ka plotësuar, rezulton se ata asnjëherë nuk kanë jetuar jashtë vendit.

Ajo zyrtarisht zë vendin e gruas që deri më tani ka qenë Zonjë e Parë e vendit, Monika Kryemadhit.

/GazetaSinjali/