image "Më duket është nga Kosova..."/ Mjeku shpëton vogëlushin nga mbytja në plazhin e Ulqinit

Rajon

“Më duket është nga Kosova…”/ Mjeku shpëton vogëlushin nga mbytja në plazhin e Ulqinit

news image

Falë reagimit të shpejtë të Anes Haliloviqit nga Gorazhda, Bosnjë dhe Hercegovinë, është parandaluar një tragjedi në Plazhin e Madh të Ulqinit.

Këtë e ka bërë të ditur Anes, përmes rrjetit social Facebook.

E vura re djalin, në shikim të parë dukej se po mbytej, por gjithashtu mendova se po më bënte shaka. I ktheva shpinën për një moment, por e pashë që përpiqej të më thoshte diçka”, ka thënë fillimisht Haliloviq.

Unë shkova me shpejtësi tek ai, e nxora jashtë dhe e çova në breg, te familja e tij. Falë Zotit që qëllova aty”, ka thënë ndër tjerash Haliloviq.

Pasi kjo dramë përfundoi me një fund të mirë dhe pa tragjedi, ata kanë bërë një foto së bashku.

“Më duket se është nga Kosova. Ai nuk e ka idenë se çfarë e pyeta, as nuk e kuptova… Kujdesuni për fëmijët tuaj”, ka thënë Haliloviq. /GazetaSinjali/