image Me defa e tupana, në Pejë shkelen masat e Qeverisë kundër COVID-19

Kosovë

Me defa e tupana, në Pejë shkelen masat e Qeverisë kundër COVID-19

news image

Përkundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i ndaluar të gjitha tubimet publike, përfshirë edhe ahengjet familjare, në Kosovë po vazhdojnë të organizohen dasma pothuajse çdo ditë, raporton Gazeta Sinjali.

Pavarësisht gjendjes së rënduar që po përballet vendi për shkak të pandemisë COVID-19, sonte në Pejë u zhvillua një aheng familjar.

Në një video-live të publikuar në Facebook, shihet grumbullimi i një numri të madh të personave, pa maska dhe pa respektuar distancën fizike, dy masa preventive kundër përhapjes së koronavirusit.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë në Pejë, por të njëjtit kanë thënë se nuk kanë informacion lidhur me rastin./Gazeta Sinjali/