Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar për një sulm brenda një lokali në Mitrovicë, në rrugën “Lah Nimani”. Sinjali sot ka siguruar nga burimet informacione të reja rreth rastit.
Ngjarja ndodhi në orën 19:48, të enjten.
Siç ka mundur të mësojë Sinjali, katër persona janë rrahur brenda një kafeneje.
Burimet kanë treguar se katër të dyshuarit të maskuar dhe të armatosur me armë të shkurtra dhe me shufra metalike, kanë hyrë brenda një lokali dhe kanë sulmuar pronarin e kafenesë dhe dy kamarierë.
Si pasojë e sulmit, siç mëson Sinjali, tre persona janë lënduar dhe janë dërguar në Emergjencë për trajtim mjekësor.
Sinjali ka mësuar se aktualisht të dyshuarit janë të paidentifikuar. /Gazeta Sinjali/