image Më 23 maj, rundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të Shqipërisë

Shqipëri

Më 23 maj, rundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të Shqipërisë

news image

Rundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë do të mbahet të hënën (23 maj), në orën 18:00 .

Grupet parlamentare do të kenë afat deri më 22 maj, në orën 16:00 për dorëzimin e dokumentacionit.

Kjo datë u propozua nga kreu i Grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe me të u pajtuan të gjithë palët në konferencën e kryetarëve të grupeve parlamentare.

Pa një emër për presidentin e ri të Republikës, parlamenti u mblodh të hënën në seancë plenare, ku u konsumua raundi i parë për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Edhe pse nuk kishte një emër për t’u votuar, sipas Kushtetutës ky është quajtur si një rund votimi i ezauruar për t’ia lënë vendin katër raundeve të tjera, shkruan tch.

Në katër rundet e para kërkohet 2\3 e votave, ndërkohë në raundin e pestë shumica e thjeshtë.

/GazetaSinjali/