Ministria e Drejtësisë ka ka marrë vendim që të suspendojë nga puna përmbaruesin privat, Ilir Mulhaxha, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se deri pasnesër do ta përmbaronte një borxh mbi 6 milionë euro të Telekomit.
Mulhaxha i cili është edhe vëllai i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, është suspenduar pasi Telekomi i Kosovës ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj tij.
Përmbaruesi privat Ilir Mulhaxha nga Prishtina është suspenduar nga Ministrja e Drejtësisë nga ushtrimi i funksionit, derisa Komisioni Disiplinor të vendos për rastin.
Në vendimin e MD-së thuhet se Ministria e Drejtësisë ka marrë vendim që Mulhaxha, të suspendohet nga ushtrimi i funksionit deri në një vendim të Komisionit Disiplinor.
Më tej thuhet se ky vendim u mor në bazë të arsyetimit se me 29 nëntor 2022 Departamenti për profesione të lira në MD ka pranuar nga Telekomi i Kosovës, në cilësinë e palës debitorë propozimin për inicimin e procedurës disiplinore ndaj përmbaruesit privat Ilir Mulhaxha.