image MD e largon Rasim Selmanin nga pozita e zv/drejtorit të Burgjeve

Siguri

MD e largon Rasim Selmanin nga pozita e zv/drejtorit të Burgjeve

news image

Ministria e Drejtësisë ka vendosur që ta largojë Rasim Selmanin nga pozita e zëvendësdrejtorit të burgjeve. Selmani në këtë pozitë ishte emëruar në fillim të korrikut të këtij viti, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Në një prononcim për Sinjalin, Sallahu ka thënë që Selmani ka qenë ushtrues detyre dhe MD ka të drejtë që ta zëvendësojë atë me dikë tjetër.

“Rasim Selmani ka qenë ushtrues detyre dhe sipas ligjit minstrja ka të drejtë që ta ndërrojë ushtruesin e detyrës”, ka thënë Sallahu.

Sallahu tha se në pozitën e Selmanit është emëruar Ali Gashi, i cili ka punuar në Ministrinë e Drejtësisë dhe ka qenë drejtor për trajtim të të burgosurve dhe të miturve .

Rasim Selmani është caktuar zëvendës drejtor në Burgun e Sigurisë së Lartë pas shkarkimit të Nehat Thaçit me vendim të Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë.

/GazetaSinjali/