image I paraburgosuri me probleme psikike në Burgun e Sigurisë së Lartë, sulmon gardianin

Siguri

I paraburgosuri me probleme psikike në Burgun e Sigurisë së Lartë, sulmon gardianin

news image

Gjatë ditës së djeshme në Burgun e Sigurisë së Lartë është sulmuar fizikisht një gardian, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda në Polici thonë se i dyshuari që e ka sulmuar, ishte i paraburgosur.

Gardiani ka marrë lëndime trupore me ç’rast ka pranuar edhe tretman.

Sulmuesi, siç mëson Sinjali, në atë kohë ishte duke marrë trajtim mjekësor pasi është me të meta psikike. Për shkak të gjendjes shëndetësore, ai nuk është intervistuar. /Gazeta Sinjali/