Conor McGregor është i gatshëm përsëri për t’i rikthyer sportit dhe ringut të UFC-së, transmeton Sinjali Sport.
Si duhet këtë vit do të shohim trilogjinë mes Dustin Poirier dhe irlandezit, McGregor.
McGregor e ka quajtur homofobik Khabib Nurmagomedovin në një postim që më vonë e fshiu në “Twitter”.
Postimi i luftëtarit irlandez kishte të bënte me luftën mes tij dhe Khabibit në vitin 2018.
“Vërtet e pistë. Ky djalosh mbahej në mua duke iu qarë gjyqtarit se unë po i shkelja rregullat”, shkroi McGregor.
Në një reagim tjetër, McGregor iu përgjigj pretendimit të një ndjekësi se ai e kishte mbajtur prej rrobave Khabibin.
“Nuk po e mbaja prej shorceve. Po ia fusja gishtat në bythën homofobike. Shikoja fytyrën e lumtur këtu. Atij i pëlqeu”, shkroi McGregor./Gazeta Sinjali Sporti/