image Khabib drejt rikthimit nga pensionimi

Sporte Luftarake

Khabib drejt rikthimit nga pensionimi

news image

Khabib Nurmagomedov mund të rikthehet përsëri në oktagon të UFC-së, sipas Dana White, transmeton Sporti në Sinjali.

Pasi e mposhti Justin Gaethjen në vitin e kaluar dhe mbrojti titullin, luftëtari nga Rusia vendosi të pensionohet.

Por, Khabib Nurmagomedov mund të rikthehet përsëri, sipas presidentit të UFC-së, Dana White.

Mes tjerash, White ka zbuluar se ka zhvilluar një bisedë me Khabibin dhe se ai i ka thënë që do rikthehet, nëse ndonjëri bën diçka spektakolare në ‘UFC 257’.

“Dy luftime do të vijnë, nëse këta njerëz mund të bëjnë diçka të veçantë, Khabib do t’i luftojë ata” – ka deklaruar White.

Kujtojmë se Khabib deri te momenti i pensionimit ishte i pamposhtur. 32 vjeçari ka shënuar fitore në 29 meçe.

/Sporti në Sinjali/.