image Mbyti një person dhe lëndoi 4 të tjerë, Gjykata në Gjilan merr vendim për shoferin

Mbyti një person dhe lëndoi 4 të tjerë, Gjykata në Gjilan merr vendim për shoferin

news image

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me katër vjet heqje lirie të akuzuarin K. Z., pasi gjatë një aksidenti trafiku, për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë së automjetit, kishte mbytur një person dhe kishte lënduar katër të tjerë.

I akuzuari më datën 04.07.2019, në ora 22:55, në rrugën Uglarë – Malishevë të Gjilanit, duke drejtuar automjetin e tij, ka hyrë në kthesë pa e përshtatur shpejtësinë e ngasjes, me shpejtësi 89 km/h, ndërsa shpejtësia e lejuar ka qenë 50 km/h, duke humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, pas së cilës godet veturën e markës Mercedes, të cilën ka qenë duke e drejtuar G. S., i cili pas plagëve të marra ndërron jetë, ndërsa të lënduar mbeten F. S., B. Z., A. Z. dhe Z. Z.

Me këto veprime i akuzuari K. Z., ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata përveç dënimit me burgim, ka shqiptuar edhe masën mbrojtëse ndaj të akuzuarit, ndalimi i  drejtimit të automjetit prej 1 viti, pas plotfuqishmërinë së aktgjykimit.     

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Gazeta Sinjali/