image Mbytet një vajzë në plazhin e Durrësit

Rajon

Shqipëria/ Mbytet një vajzë në plazhin e Durrësit

news image

Një vajzë është mbytur në plazhin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur pranë pistës Kosova, ndërsa trupi i pajetë është gjetur 300 metra larg bregut të detit, raportojnë mediat e Shqipërisë.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës, teksa mendohet të jetë rreth moshës 25-30 vjeçare.

Policia Kufitare e ka nxjerrë trupin në breg dhe nga shikimi paraparak nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit për ekspertizë të detajuar mjeko-ligjore./Gazeta Sinjali/