image Mbytet një i moshuar në bregdetin e Durrësit

Shqipëri

Mbytet një i moshuar në bregdetin e Durrësit

news image

Një i moshuar është mbytur sot në bregdetin e Durrësit, gjatë orës 12:40, njofton Gazeta Sinjali.

75-vjeçari B.S., banues në Durrës është mbytur duke u larë në det në lagjen nr.1 të këtij qyteti, raporton abcnews.

Viktima ishte dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, por pa shenja jete.

Raportohet se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/GazetaSinjali/