image Mbytet babai i dy fëmijëve në Gramsh të Shqipërisë, kishte dalë për peshkim

Rajon

Policia/ Mbytet babai i dy fëmijëve në Gramsh të Shqipërisë, kishte dalë për peshkim

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh këtë të hënë. 40-vjeçari Venetik Kume është mbytur në liqenin e Banjës, teksa kishte dalë për të peshkuar.

Polumbarët, të ndihmuar dhe nga forcat speciale RENEA, policia dhezjarrfikësit e nxorën pas disa orësh kërkime trupin e pajetë të tij.

Mendohet se Kume ka qenë duke peshkuar, kur ka rënë në liqen dhe është mbytur. Gjithashtu, familjarët kanë bërë të ditur se viktima vuante edhe nga sëmundja e epilepsisë.

Njoftimi i policisë

Gramsh/ Informacion paraprak

Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Gramsh ka ardhur një telefonat se një shtetas është mbytur aksidentalisht në Liqenin e Banjës, Gramsh.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikses kanē shkuar në vendin e ngjarjes në bashkëpunim dhe me forcat speciale RENEA po punohet për nxjerrjen e trupit.

Nga veprimet e para rezulton se shtetasi i mbytur quhet V.K., 40 vjeç, banues në fshatin Zamsh, Gramsh.