Trafiku Urban në Prishtinë ka informuar se do të ndryshojë rrjedha e qarkullimit të autobusëve, si pasojë e mbylljes së rrugës “Xhorxh Bush”.
Ndryshimin e rrjedhës së qarkullimit të autobusëve mund ta gjeni më poshtë:
Linja Nr.1
Ndryshimi i linjës nga drejtimi F.Kosovë-Prishtinë dhe anasjelltas, do të realizohet përmes rrugës “Robert Doll” në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj” për në pikën e fundit te Fakulttei Teknik.
Linja Nr. 1A
Ndryshimi i linjës 1A në shkuarje dhe ardhje do të vazhdojë “Bulevardi Bill Clinton” për në drejtim të “Bulevardit Dëshmorët e Kombit” dhe përfundon në stacionin e autobusëve.
Linja Nr.3
Ndryshimi i linjës nga drejtimi Bardhosh-Mat dhe anasjelltas do të realizohet përmes rrugës “Robert Doll” në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj” për në stacionet e fundit.
Linja Nr.4
Ndryshimi i linjës nga drejtimi Matiqan-Gërmi dhe anasjelltas do të realizihet përmes rrugës “Robert Doll” në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj” për në stacionet e fundit.
Linja Nr. 7C
Ndryshimi i linjës 7C nga rruga “Bulebardi Dëshmorët e Kombit”, linja vazhdon në rrugën “Bulevardi Bill Clinton” në drejtim të pikës së fundit në lagjen Kalabria.
Rruga nga Katedralja deri në drejtim të Hotel Grand-it, nga sot do të mbyllet për kalimin e veturave. Siç ka informuar Komuna e Prishtinës, rruga do mbyllet nga sot, nga ora 17:00 deri më 08 janar 2023.
“Komuna e Prishtinës” po fillon përgatitjet për dekorimin e qytetit, andaj ju njoftojmë se rruga “Xhorxh Bush”, duke filluar nga udhëkryqi i “Bill Klinton” deri në udhëkryqin e rrugës “Garibaldi”, do të jetë e mbyllur nga data 26 nëntor 2022 (duke filluar nga ora 05:00) deri më 8 janar 2023.”, ka informuar Komuna e Prishtinës.