Barcelona ka mbyllur takimin e tyre mes përfaqësuesve të mbrojtësit uruguajan, Ronald Araujo, mbi të ardhmen e lojtarit.
Drejtori i Barcelonës, Mateu Alemany, pas takimit me agjentët e Ronald Araújo tha: “Ka qenë një takim i mirë – ka një ndjenjë shumë të mirë nga të dyja palët, klubi dhe lojtari, për të vazhduar bisedimet.”
Ndërkohë agjenti i uruguajanit, ka konfirmuar se ai është afër nënshkrimit të një marrëveshjeje të re me Barçën: “Marrëveshja për të zgjatur kontratën tani është shumë afër. Kemi ndjenja shumë të mira – mungojnë vetëm detajet e fundit, mund të jetë çështje ditësh. Araújo dëshiron të qëndrojë te Barça, ne jemi në të”, ka deklaruar agjenti i Araujos.
Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, Ronald Araújo do të nënshkruajë kontratën e re me Barcelonën shumë shpejt pasi sot bisedimet ishin më se pozitive.
Në takimin final do të diskutohet vetëm për kohëzgjatjen e kontratës – që mund të jetë deri në qershor 2026.