image Araujo tregon nëse do të vazhdojë me Barcelonën

Futboll

Araujo tregon nëse do të vazhdojë me Barcelonën

news image

Barcelona realizoi një fitore tejet të rëndësishme të dielën mbrëma, duke mposhtur Sevillën 1-0 në Camp Nou, për të rrëmbyer pozitën e dytë në tabelë, shkruan Sinjali Sport.

‘Blaugranasit’ nuk po dinë të ndalen nën Xavin ku tani kanë gjashtë fitore radhazi në La Liga, si dhe janë të pamposhtur në 13 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Pas kësaj fitore, mbrojtësi uruguajan, Ronald Araujo ka dhënë disa përditësime të reja mbi të ardhmen e tij.

Araujo mbetet optimist se çështja e kontratës së tij do të zgjidhet së shpejti dhe ai do të vazhdojë tek Barca për shumë vite.

“Këtë javë kemi një takim për të diskutuar kontratën. Shpresoj se do të zgjidhet së shpejti që të vazhdoj shumë vite në këtë klub. Jam optimist. Jam shumë krenar që jam lojtar i Barcelonës, jam i lumtur – po punojmë për këtë”, ka deklaruar Araujo.

/GazetaSinjaliSport/