Segmenti rrugor Brezovicë-Prevallë (R115) do të jetë i mbyllur sot për qarkullim për shkak të zhvillimit të Garës Automobilistike Malore “Brezovica 2026”.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, kufizimi i qarkullimit do të zbatohet nga ora 10:30 deri në 18:00.
Gara zyrtare organizohet nga Federata e Auto Sporteve të Kosovës, ndërsa një ditë më herët janë zhvilluar stërvitjet zyrtare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!