image Mbyllet qendra e masazhit që sapo ishte hapur në Ferizaj

Kosovë

Siguri/ Mbyllet qendra e masazhit që sapo ishte hapur në Ferizaj

news image

Inspektorati i Komunës së bashku me Njësinë Kundër Trafikut me Qenie Njerëzore në Ferizaj, kanë mbyllur sot qendrën e masazhit në Sojevë, ndaj së cilës ka nisur procedura hetimore.-

Kjo qendër e masazhit nuk posedonte dokumentacionin e nevojshëm siç janë mungesa e çmimeve, librezës sanitare, pëlqimi minimal-teknik dhe i kushteve higjienike-sanitare.

Nga shkaqet e lartpërmendura dhe dyshimet për zhvillimin e dukurive amorale është mbyllur kjo qendër dhe ndaj saj ka nisur procedura hetimore e gjyqësore në zbardhjen e gjithë rrethanës së rastit.

Në Ferizaj aktualisht nuk funksionon asnjë biznes i kësaj natyre, falë vigjilencës së Inspektoratit të Komunës, për të bërë verifikimet përkatëse të dokumentacioneve të nevojshme dhe vendosmërisë për mbrojtjen e qytetarëve nga dukuritë negative./Gazeta Sinjali/