Inspektorët sanitar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë zhvilluar një aksion për mbikqyrje të zbatimit të masave antiCOVID në Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, i cili ka bërë të ditur se një lokal është mbyllur përkohësisht si dhe janë gjobitur 4 të tjera.
Po ashtu, ai tha se janë shqiptuar edhe 2 gjoba ndaj bizneseve në Kaçanik.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë – Zyra Regjionale gjatë kontrolleve për mbikqyrje të zbatimit të masave antiCOVID, për shkelje të masave të vendosura me vendim të Qeverisë ka shqiptuar 4 gjoba për biznese dhe 1 mbyllje e përkohshme në Ferizaj. Po ashtu janë shqiptuar edhe 2 gjoba për biznese në Kaçanik”, tha Thaçi për Sinjalin./Gazeta Sinjali/