image Mbyllet për disa ditë qarkullimi prej Rrethit të Flamurit deri te Rrethi i Spitalit, shkak punimet

Kosovë

Mbyllet për disa ditë qarkullimi prej Rrethit të Flamurit deri te Rrethi i Spitalit, shkak punimet

news image

Foto ilustruese


Segmenti i rrugës “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë do të mbyllet përkohësisht për qarkullim nga 10 deri më 18 korrik 2026, për shkak të zhvillimit të punimeve infrastrukturore, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, mbyllja do të përfshijë pjesën nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit, ku punimet po realizohen nga Drejtoria e Investimeve Kapitale.

“Ju njoftojmë se, për shkak të zhvillimit të punimeve infrastrukturore që po realizohen nga Drejtoria e Investimeve Kapitale, nga 10 deri më 18 korrik 2026 do të mbyllet përkohësisht për qarkullim segmenti i rrugës “Fehmi Lladrovci”, nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit”, thuhet në njoftim.

Komuna ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe trafiku do të menaxhohet dhe ridrejtohet sipas sinjalizimit të përkohshëm në terren, ndërsa qarkullimi i këmbësorëve do të mbetet i mundësuar.

“Lusim qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik për mirëkuptim dhe i ftojmë të planifikojnë lëvizjet e tyre duke shfrytëzuar rrugë alternative. Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj”, thuhet në fund të njoftimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/