Sot janë mbajtur zgjedhjet lokale në Kosovë, ku është votuar për kryetarin dhe një asamblist të komunës, raporton Sinjali.
Numërimi i votave nga KQZ ka përfunduar në komunën e Vushtrrisë.
Sipas rezultateve të fundit, në këtë komunë në raundin e parë të zgjedhjeve i pari ka dalë kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferit Idrizi me 34,89 për qind të votave.
Në anën tjetër, i dyti është radhitur Xhafer Tahiri me 33,77 për qind të votave, e i treti Arsim Rexhepi me 26,03 për qind.