Është mbyllur një fabrikë në qytetin e Prizrenit pasi që njëri nga punëtorët e saj ka rezultuar pozitiv në testin për Koronavirus, tha për Gazetën Sinjali, Visar Shehu drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi.
“ I gjithë stafi nuk është i infektuar, masat i kemi ndërmarrë në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe drejtoreshën e kompanisë në fjalë, ajo ka shprehë interesim që të mbyllet kompania derisa të bëhen testet. Njëri nga të infektuarit e mbrëmshëm ka qenë punëtor i kësaj kompanie”- tha ai.
Sipas Shehut sot është duke u bërë lista e gjurmimit të kontakteve të rasteve të reja dhe prej nesër fillon testimi i të gjitha rasteve, përfshirë punëtorët e kësaj kompanie.
“Dua të apeloj që qytetarët e komunës së Prizrenit të mos kenë kontakte të panevojshme sepse e vetmja mënyra e përhapjes së këtij virusi është kontakti”- tha ai.
Shehu tha se punëtorët e kësaj fabrike pritet të testohen nga Qendra Rajonale e Shëndetit Publik në Prizren.Gazeta Sinjali