image Mbyllet një çerdhe në Istog, familjari i punëtores rezulton pozitiv me COVID-19

Shëndetësi

Mbyllet një çerdhe në Istog, familjari i punëtores rezulton pozitiv me COVID-19

news image

Dje IKSHPK ka konfirmuar 75 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 3 prej tyre vijnë nga Istogu.

Ndërkaq, njëri nga të infektuarit në Istog është një familjarë i një punëtoreje të një çerdhe në Istog.

Drejtoresha Fatmire Rugova e Institucionit Parashkollor ‘Gëzimi Ynë’, ka bërë të ditur se njëri nga të infektuarit është familjar i një prej punëtorëve të këtij institucioni.

Ajo gjithashtu theksoi se me rekomandim të Shtabit Emergjent Komunal , çerdhja ‘Gëzimi Ynë’ do të mbyllet përkohësisht derisa të dalin rezultatet e kësaj punëtoreje.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar prindër,

Gjatë testimeve të ditës së djeshme te tre rasteve  ne Istog që rezultuan pozitiv me COVID-19 njëri nga ta është familjar i një punëtores në IP”Gëzimi Ynë “në Istog .

 Me rekomandimin e Shtabit Emergjent Komunal  Institucini ynë duhet të mbyllet përkohësisht deri sa të dalin rezultatet e  punëores  .

 Urojmë që të gjithë të dalin negativ , ndërsa të infektuarve ju urojmë shërim të shpejt.

 Për fillimin e punës ju njoftojmë me kohë.

Me respekt!

Drejtoresha Fatmire Rugova/ Gazeta Sinjali/