image Mbyllet Mjekësia Sportive, asnjë pacient me COVID-19 - Sinjali

Mbyllet Mjekësia Sportive, asnjë pacient me COVID-19

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se është mbyllur Mjekësia Sportive.

Përmes një postimi në Facebook, ShSKUK bën të ditur se nga dita e sotme aty nuk ka asnjë pacient të hospitalizuar me COVID-19.

“Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive), nga dita e sotme nuk ka asnjë pacientë të hospitalizuar me COVID-19. Katër pacientët e fundit që kishte kjo njësi, janë transferuar në kuadër të Klinikës Infektive”.

Ndërkaq, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 87 pacientë, prej tyre 48 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 17 pacientë;

Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-COVID-19;

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë;

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë;

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë;

Spitali i Gjilanit, 7 pacientë;

Spitali i Mitrovicës, 8 pacientë;

Spitali i Ferizajt, 11 pacientë./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin