Kafiteria “Momo” në Rrugën B në Prishtinë është mbyllur përkohësisht, pasi pronari i saj, Dekorim Sahiti, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
“Ne si kompani ndjejmë përgjegjësi morale dhe për një kohë lokali do të jetë i mbyllur, deri sa të përfundojë testimi dhe të marrim rezultatet e çdo njërit që punon në Momo”, thuhet në njoftimin e tyre, transmeton Gazeta Sinjali.
Njotimi i plotë i tyre:
MOMO në Rrugën B mbyllet përkohësisht!
Pasi që pronari i MOMO ka rezultuar pozitiv në COVID-19, edhe pse nuk ka pasur kontakt direkt të tij me stafin, ne si kompani ndjejmë përgjegjësi morale dhe për një kohë lokali do të jetë i mbyllur, deri sa të përfundojë testimi dhe të marrim rezultatet e çdo njërit që punon në MOMO. /Gazeta Sinjali/