image Mbyllet kafiteria në Pejë, një punëtor i stafit rezultoi pozitiv me koronavirus

Sociale

Mbyllet kafiteria në Pejë, një punëtor i stafit rezultoi pozitiv me koronavirus

news image

Kafiteria ‘Soho Bar’ në Pejë është mbyllur përkohësisht pasi një punëtor ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

“Dëshirojmë të ju informojmë që Soho Bar do të mbyllet përkohësisht derisa i gjithë stafi të kalojë procesin e testimit, si dhe objekti të dezinfektohet sipas kërkesave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHP-së”, thuhet në njoftimin e tyre, transmeton Gazeta Sinjali.

Njoftimi i plotë i tyre:

Te nderuar kliente, si rezultat i testimit nga gjurmimi i kontaktit njeri nga stafi i Soho Bar ka rezultutar pozitiv me covid19 i cili eshte veteizoluar pas procesit te testimit. Deshirojme te ju informojme qe Soho Bar do te mbyllet perkohesisht deri sa i gjithe stafi ta kalon procesin e testimit si dhe objekti te dezinfektohet sipas kerkesave te Ministrise se Shendetesise dhe IKSHP-se.

Shpresojme qe ta kalojme kete pandemi sa me shpejte dhe lehte qe te jete e mundur. /Gazeta Sinjali/