image Mbyllet java e 5 në Superligë me humbjen e Gjilanit nga Ulpiana dhe fitoren e Dritës ndaj Drenicës

Futboll

Mbyllet java e 5 në Superligë me humbjen e Gjilanit nga Ulpiana dhe fitoren e Dritës ndaj Drenicës

news image

Ka përfunduar xhiroja e pestë në Superligën e Kosovës, shkruan Sinjali Sport.

Me tri ndeshje sot është përmbyllur edhe kjo javë, ku prapë kishte befasi në rezultate.

Gjilani u befasua në stadiumin e tyre nga Ulpiana, duke humbur me rezultat 2-3, me skuadrën e promovuar në elitën e futbollit vendor.

Marcel Santos me dy gola dhe Shala i siguruan fitoren e parë Ulpianës, derisa Besar Musolli dhe Hajdari i shënuan golat te vendasit.

Rivali lokal i Gjilanit, Drita mposhti lideren, Drenicë, në Skenderaj me rezultat të pastër 0-2.

Almir Hajzeraj dhe Hamdi Namani ishin realizatorët për intelektualët në këtë fitore.

Më herët kampionia në fuqi, Prishtina, arriti të gjejë fitoren e parë këtë edicon, në takimin ndaj Dukagjinit.

Tabela e përditësuar pas përfundimit të javës së pestë të Superligës së Kosovës.

/Gazeta Sinjali Sporti/