image Mbyllet aventura e Gjilanit në garat evropiane, mposhtet me epërsinë e dy golave nga Liepaja

Futboll

Mbyllet aventura e Gjilanit në garat evropiane, mposhtet me epërsinë e dy golave nga Liepaja

news image

Gjilani ka mbyllur aventurën në Ligën e Konferencës.

Kuqebardhët nuk arritën të ruajnë epërsinë 1-0 të ndeshjes së parë të zhvilluar në “Fadil Vokrri”, duke humbur me rezultat 3-1 në ndeshjen kthyese ndaj Liepajas në Letoni.

Golin e vetëm për Gjilanin në këtë humbje e shënoi Blerim Krasniqi, derisa dy nga tre golat e Liepajas erdhën nga pika e penalltisë.

Liepaja në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës do të luajë ndaj skuadrës zvicërane Young Boys.

/GazetaSinjaliSport/